Tentuan të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt MB me jaht 7 emigrantë/ Shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, në pranga 3 prej tyre

MBRETËRI E BASHKUAR,28 maj 2026/Albania Express News/Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre shqiptarë pasi jahti i tyre që po transportonte shtatë emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme u ndalua në brigjet jugore të Anglisë.

Sipas ‘National Crime Agency’, të cilës i referohet Top Channel oficerët e Forcës Kufitare britanike ndërhynë sapo jahti mbërriti në marinën e Chichester, në West Sussex, mbrëmjen e së hënës, 25 maj.
Dy anëtarë të ekuipazhit, një britanik 42-vjeçar dhe një 25-vjeçar shqiptar, u arrestuan nën dyshimin për lehtësim të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet identifikuan gjithashtu edhe tre persona të tjerë, një britanik 38 vjeç dhe dy shqiptarë të tjerë të moshave 24 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohet se kishin shkuar në port për të pritur jahtin. Edhe ata u arrestuan për vepra që lidhen me trafikimin e emigrantëve.
Tre prej tyre u liruan me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa dy shtetasit shqiptarë, 25 dhe 32 vjeç, vijojnë të mbahen në paraburgim për shkelje të ligjeve të emigracionit.
Shtatë personat e gjetur në jaht, të gjithë shtetas shqiptarë, do t’u nënshtrohen procedurave nga autoritetet britanike të emigracionit.
Komandanti i degës së NCA-së, Saju Sasikumar, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar të emigracionit mbetet një prioritet kryesor për agjencinë.
Ndërkohë, ministri britanik për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, Alex Norris, tha se autoritetet do të përdorin të gjitha kompetencat për të goditur rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe për të sjellë para drejtësisë personat e përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Fair Play” vetëm kur humbet? Dr. Harilla Marku: Vllaznia po korr atë që mbolli në kampionat

Nga Dr.Harilla Marku SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Ofendimi, bullizmi, futja...

Gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo, merret vendimi për masën e sigurisë

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Elbasanit ka caktuar...

Rolando Maran publikon listën e Kombëtares/ Spikasin emrat e rinj dhe rikthimet, mungon… Muçi

ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën...

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...