Si Berisha dhunoi opozitën në ’96-ën? Gonxhe: Plagë që ka zënë kore, por shenja mbetet! Atë që bëri regjimi i Saliut, se bëri as komunizmi

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve të Shqipërisë Blendi Gonxhja ka kujtuar ngjarjet e 28 majit 1996, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, kur opozita protestoi në Tiranë dhe protestuesit u dhunuan barbarisht nga policia dhe agjentë të Shërbimit Informativ Kombëtar, me urdhër të Sali Berishës.

Gjatë deklaratës së tij, Gonxhja e përshkroi episodin si një nga plagët më të rënda të asaj periudhe politike, duke thënë se dhuna e ushtruar ndaj protestuesve mbetet ende e paharruar.

“Ishte një grup i përzier, civilësh dhe efektivësh, dhe të vjen keq kur përmend emrin e dy institucioneve si policia dhe shërbimi informativ kombëtar. Në atë kohë nuk kishin asnjë lidhje me këto nocione. Është një plagë që ka zënë kore, por që shenja i duket ende”, u shpreh ai.

Sipas Gonxhes, dhuna nuk ishte vetëm fizike, por edhe morale dhe publike. Ai tha se protestuesit tërhiqeshin nga makinat, goditeshin me shufra dhe dërgoheshin në komisariate.

“Ishte surreale. Më nxirrnin njerëzit nga makina. Të godisnin me shufra, të çonin në komisariat. Nuk ndaje dot asnjë fletushkë”, deklaroi ai.
Sipas Gonxhes, protesta e 28 majit 1996 dhe reagimi i forcave të rendit ndaj saj mbeten një episod i errët i tranzicionit politik në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...

Tragjedi në Kenia/ 15 nxënëse humbin jetën nga zjarri në një konvikt, plagosen disa të tjera

KENIA,28 maj 2026/Albania Express News/Disa nxënëse të tjera mbetën...

Niko Jani, 70 vjeç — mbrojtësi i majtë që u kthye në simbol të futbollit durrsak

Nga Bujar Qesja DURRËS,28 maj 2026/Albania Express News/Ka futbollistë që...