Prokuroria kërkon “Arrest në burg” për producentin Petri Bozo pas aksidentit tragjik të 7 vjeçarit në Mengël të Elbasanit

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura sot paradite seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Petri Bozo, i cili është nën hetim për aksidentin tragjik me pasojë vdekjen e 7-vjeçarit E.S., ngjarje e ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit.

Në seancën gjyqësore, Prokuroria është përfaqësuar nga prokurori Adnand Hoxha, i cili ka paraqitur para gjykatës kërkesën për vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim, si edhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas organit të akuzës, ndaj Petri Bozos ekzistojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen në aksidentin fatal që tronditi opinionin publik në Elbasan, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 7 vjeç. Ngjarja solli reagime të shumta të komunitetit elbasanas dhe jo vetëm dhe ka rikthyer vëmendjen mbi mungesën e sigurisë rrugore në zonën e Mengelit të Elbasanit si dhe respektimin .

Gjatë seancës janë paraqitur argumentet e palëve, ndërsa gjykata po shqyrton provat dhe rrethanat paraprake të çështjes për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë.

Në përfundim të seancës së sotme pritet që Gjykata të shpallë vendimin për masën e sigurimit ndaj personit nën hetim Petri Bozo, duke përcaktuar nëse do të pranohet kërkesa e Prokurorisë për “Arrest në burg” apo do të vendoset një masë tjetër sigurimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rolando Maran publikon listën e Kombëtares/ Spikasin emrat e rinj dhe rikthimet, mungon… Muçi

ELBASAN,28 maj 2026/Albasan Express News/Rolando Maran ka publikuar listën...

Sot seanca për rekursin e Veliajt në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës kërkon lirimin nga burgu

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Sot në orën 13.30 Gjykata...

Tragjedi në Kenia/ 15 nxënëse humbin jetën nga zjarri në një konvikt, plagosen disa të tjera

KENIA,28 maj 2026/Albania Express News/Disa nxënëse të tjera mbetën...