Deputetja Sara Mila e Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan feston 30-vjetorin e lindjes

Sot, në një ditë të veçantë për të, deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun Elbasan, Sara Mila, ka festuar 30-vjetorin e lindjes, duke ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ngrohtë dhe reflektues në rrjetin e saj social personal, Facebook. “30 vjeç sot”, shkruan ajo, duke shoqëruar urimin me një ndjesi mirënjohjeje të thellë për rrugëtimin e deritanishëm dhe për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij.

Në një status emocional, Deputetja Sara Mila thekson se përvjetori e gjen të mbushur me dashuri dhe falënderim për njerëzit që kanë ndikuar në jetën dhe karrierën e saj. Ajo nuk ngurron të ndajë edhe një copëz nga sfidat personale që e kanë shoqëruar kohët e fundit, duke e cilësuar vitin e fundit të të 20-tave si një nga më të vështirët emocionalisht, por njëkohësisht më të bukurin,një kontrast që pasqyron forcën dhe rritjen e saj personale.

“Të 20-tat i mbylla me vitin më sfidues emocionalisht, por edhe më të bukurin e jetës sime, sidomos falë jush”, shkruan ajo me sinqeritet. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Sara Mila shpreh edhe vendosmërinë për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj, duke theksuar se gjithçka që do të vijë do të jetë fryt i përpjekjeve, përkushtimit dhe besimit të ndërtuar ndër vite. “Tani hap një kapitull të ri, ku çdo hap do të jetë fryt i punës, përkushtimit dhe besimit të viteve që lashë pas”, vijon ajo.

Në përmbyllje të mesazhit, deputetja e re falënderon përzemërsisht të gjithë ata që e kanë uruar dhe mbështetur në këtë ditë të veçantë, duke premtuar se do të vijojë të jetë në lartësinë e besimit që publiku ka treguar ndaj saj. “Uroj të jem gjithmonë në pritshmëritë e gjithësecilit prej jush, e të kthej mbrapsh të gjithë këtë dashuri që ma mban zemrën peshë”!

Urimet për 30-vjetorin e deputetes Sara Mila kanë vërshuar nga kolegë, qytetarë dhe figura publike, duke treguar respektin dhe dashurinë që ajo gëzon në politikën shqiptare dhe në komunitetin që përfaqëson.

Në këtë ditë të veçantë për ju, znj. Sara Mila, në emër të gjithë redaksisë së “Albania Express News”, ju përcjellim urimet më të përzemërta për 30-vjetorin tuaj të lindjes.

Ju urojmë një jetë të gjatë, me shëndet, dashuri, plot buzëqeshje të sinqerta dhe suksese në çdo hap të rrugëtimit tuaj personal dhe profesional. Urojmë që dekada që sapo nis të sjellë më shumë dritë, pjekuri dhe arritje, jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që përfaqësoni me zërin dhe punën tuaj në Kuvendin e Shqipërisë.

Le të jetë kjo ditëlindje një pikë reflektimi, një ndalesë e bukur në udhën tuaj, por edhe një nxitje për të vijuar me po atë energji, përkushtim dhe ndershmëri që ju kanë karakterizuar deri më sot.

Në një kohë kur politika ka nevojë për rikthimin e besimit, të sinqeritetit dhe të humanizmit në qendër të vendimmarrjes, ju,si një zë i ri dhe i besuar i qytetarëve të Qarkut të Elbasanit mbani mbi supe jo vetëm përgjegjësi, por edhe shpresë.

Këshilla jonë është e thjeshtë, por e thellë: “Mos harro kurrë nga ke ardhur, as kur arrin më lart se ç’e kishe menduar. Qëndro gjithmonë pranë njerëzve të thjeshtë, dëgjo zërin e tyre, shqetësimet e tyre reale dhe mos harro se pushteti më i fortë është ai që buron nga shërbimi, jo nga privilegji. Politika e vërtetë është ajo që ngjizet me njerëzit, jo ajo që largohet prej tyre.” 

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...

Kur monopatinat bëhen më të rrezikshme se korrupsioni

Nga Lutfi Dervishi Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1 Ministrja Diella, pas...

Gjermania e pathyeshme, Franca ndalet në Islandë

Përveç ndeshjes së Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne...