Reflektimi i mbrëmjes – thirrja urgjente për ndihmë

Nga Xhensil Shkëmbi

Fillimisht, do u lutesha të gjithëve që kanë mundësi për të ndihmuar këtë vajzë të vogël, ta bënin. Një familje nga Voskopi i Korçës sapo ma çoi. Gjendja është kritike, ndaj keni të shënuar numrin e llogarisë, jeni të lutur të kontribuoni.

Së dyti – ky është rasti i disatë që po postoj cdo ditë të prindërve që të shkatërruar ekonomikisht, shpirtërisht e mendërisht kanë nevojë për ndihmë. Unë nuk jam prind dhe ende nuk e kuptoj plotësisht atë ndjenjë por të qënit afër çdo ditë, për shkak të profesionist, hallexhinjëve kam kuptuar se halli më i madh është të të sëmuret fëmija e mos kesh çfarë t’i bësh.

Së treti – ore, ka ardhur momenti që ne si shqiptarë mos kërkojmë më “lëmoshë” e ndihmojmë njëri tjetrin por shteti të përgjigjet institucionalisht. Janë mbi 20 milion euro të mbledhura për fëmijët nëpër GoFundMe e platforma të tjera bamirësie në vit. Punë të konsiderueshme bëjnë e organizatat bamirëse por përse unë, ti e ai tjetri t’i lutet organizatave e njerëzve për të shëruar fëmijën, kur shteti duhet të përgjigjet, fillimisht për ta kuruar brenda vendit e më pas, në rastin tjetër, për të financuar kurimin jashtë vendit. A po e kuptoni qe kjo gjendje bëhet e stërmundimshme? Unë kam një javë që po marr përditë mesazhe për thirrje ndihmash dhe jam lodhur shpirtërisht e mendërisht, pasi e ndien veten të padobishëm në këto raste.

Së katërti – Shqiptarët janë të mirë. Mbase ngaqë kanë kaluar plot halle vet. Mbase ngaqë janë të vuajtur. Por jemi popull sensibël e human. Ndihmojmë njeri tjetrin.

Së pesti – Kosova, Macedonia e Veriut, Mali i Zi kanë një fond të posaçëm për fëmijët që nuk i kurojnë dot brenda vendit. Për shembull, Kosova ka 10 milion euro të alokuara për këtë punë. I dërgon jashtë dhe i kuron. Në Shqipëri fondi është 0! Zeroooooooooooooo. Bëjani këtë pyetje ministres së shëndetësisë, kryeministrit dhe atyre në Tiranë. Përse Shqipëria ka zero fonde?!

E rikthej e njëherë tjetër thirrjen, ndihmoni këtë vajzë të vogël nga një fshat i Korçës. Ndihmojeni sa keni mundësi!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sensacion në Gjermani, SV Elversberg shkruan histori: nga kategoria e katërt në Bundesliga brenda katër vitesh

GJERMANI,21 maj 2026/Albania Express News/Klubi modest gjerman SV Elversberg...

Qeveria ndryshon rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

TIRANË, 21maj 2026 /Albania Express News/ Forcohen rregullat e...