Aksion “blic” në burgun e Lushnjës dhe Elbasanit për sende të ndaluara

ELBASAN & LUSHNJE,17 maj 2026/Albania Express News/ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot për zhvillimin e një aksioni “blic” në burgun e Lushnjës dhe Elbasanit.

Kështu, mëngjesin e kësaj të diele, me urdhër dhe nën drejtimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi si dhe drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan.
Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtorin e ri të sapoemëruar të institucionit Markiz Sallufi , në kuadër të marrjes së detyrës dhe forcimit të masave të sigurisë.
Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione.
Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve.
Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Incidente në mesnatë gjatë tubimit/ Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit numër 3, policia i shpërndan me ujë. Plagoset një efektive

TIRANË ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Situata është tensionuar mbrëmjen...

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...