Bayern, historik me 122 gola në kampionat, por rekordi mbetet në…Torino

MYNIH,17 maj 2026/Albania Express News/Me fitoren 5-1 ndaj Këlnit në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bayerni i Mynihut jo vetëm që e mbylli sezonin me goleadën e radhës por përmirësoi akoma më shumë rekordin e golave të shënuar në një kampionat në të 5 ligat në Evropë përsa i përket shekullit të 21 me 122 gola të shënuar.

Një shifër e çmendur kjo, sidomos po të mendosh se në Bundesligë luhen 34 ndeshje në kampionat pasi formati është me 18 skuadra, Harry Kane kontribuoi deri në fund duke shënuar një tregolësh ndaj Këlnit për të arritur në kuotën e 36 golave në 31 ndeshje të kampionatit.
Por rekordi absolut për golat e shënuar në një sezon në 5 ligat më të rëndësishme evropiane vazhdon të mbahet nga Torino i Madh që në sezonin 1947-1948 arriti të shënojë 125 gola në kampionatin italian, por me ndryshimin se ndeshjet e luajtura në total ishin 40.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe nëse nuk ka marrëveshje

USA,17 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan Donald Trump ka...

“Finalja para finales” në Air Albania! AF Elbasani dhe Egnatia përplasen për titullin e kampionit të Superligës

NGA FATMIR POPJA TIRANË,17 maj 2026/Albania Express News/Mbrëmja e sotme...

Trashëgimia kulturore e Elbasanit zgjon interesin e turistëve francezë

ELBASAN ,17 maj 2027/ Albania Express News/Muzeu Etnografik vijon...