“Albania Open” në parashutë, Rama: Vlora trampolinë për promovimin e Shqipërisë

VLORË, 14 maj 2026/Albania Express News/ Në Vlorë u zhvillua edicioni i 27-të ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, një garë prestigjioze e hedhjes me parashutë, ku morën pjesë rreth 98 pilotë nga 20 shtete të botës.

Ky spektakël fluturimesh i organizuar në trampolinën e re pranë bajpasit të Vlorës ka sjellë emocione të veçanta për qytetarët dhe turistët e shumtë që ndoqën këtë garë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo garë.

“Energji spektakolare në “27th Albania Open PGA Grand Prix”, ku 98 pilotët më të mirë të qiejve nga mbi 20 shtete të botës, në trampolinën e re te bajpasi i Vlorës, sollën emocione të veçanta”, shkruan Rama.

Qindra vizitorë mbërritën në Vlorë për të ndjekur garën, duke gjallëruar qytetin në prag të sezonit veror, por në të njëjtë kohë edhe duke i dhënë një shtysë të fortë hotelerisë dhe gastronomisë lokale.

Turneu ndërkombëtar i sporteve ajrore “Albania Open – PGA Grand Prix”, i kthyer tashmë në traditë për aeronautikën shqiptare, zgjati katër ditë dhe kulmoi me mbrëmjen gala ku u ndanë çmimet për fituesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...