Kalaja e Gjirokastrës pushtohet nga turistët”, mijëra vizitorë nga e gjithë bota zgjedhin perlën e UNESCO-s

GJIROKASTËR, 12 maj 2026/Albania Express News/ Mes mureve shekullore të Kalasë së Gjirokastrës, historia takohet çdo ditë me vizitorë nga e gjithë bota.

Monumenti i njohur i kulturës dhe identitetit shqiptar po njeh një tjetër sezon të suksesshëm turistik, duke konfirmuar interesin në rritje për turizmin kulturor në jug të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga Kalaja e Gjirokastrës e mbushur plot me vizitorë.

“Një pamje që tregon më shumë se fjalët. Kalaja e Gjirokastrës mirëpret çdo ditë vizitorë nga e gjithë bota, mes historisë, arkitekturës dhe peizazheve unike”, tha Gonxhja duke shtuar se ky është vetëm fillimi i sezonit veror.

Vizitorë nga vende të ndryshme të Europës, por edhe më gjerë, zgjedhin të ndalen në qytetin-muze të Gjirokastrës për të njohur nga afër historinë, arkitekturën karakteristike dhe panoramën unike që ofron kalaja mbi luginën e Drinos.

Drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, Darsi Dhuka tha sot për ATSH-në se “nga muaji janar deri dje, kalanë e kanë vizituar rreth 48 mijë turistë, ku afro 70% e tyre janë të huaj”.

“Numri i lartë i vizitorëve gjatë 12 ditëve të para të majit, tregon se sezoni veror sapo ka nisur dhe prurjet turistike pritet të rriten ndjeshëm në muajt në vijim”, tha Dhuka.

Sipas tij, vizitorët e huaj shfaqin interes për arkitekturën monumentale, Muzeun e Armëve që ndodhet në kala, rrugicat me gurë dhe pamjet panoramike që ofron qyteti i mbrojtur nga UNESCO.

Ndërkohë që gjatë muajit prill, kalaja është vizituar nga 72% vizitorë të huaj, të ardhur nga mbi 40 vende të ndryshme të botës dhe 28% vizitorë vendas.

“Këto shifra pasqyrojnë rritjen e interesit ndërkombëtar për historinë dhe kulturën e Gjirokastrës, si dhe angazhimin gjithnjë e më të madh të vizitorëve vendas për të zbuluar dhe vlerësuar trashëgiminë tonë kombëtare”, tha Gonxhja.

Interesi për Gjirokastrës po rritet nga viti në vit, duke e kthyer qytetin në një prej pikave më të rëndësishme të turizmit kulturor shqiptar. Vetëm gjatë vitit të kaluar Kalaja e Gjirokastrës u vizitua nga 307 mijë vizitorë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, ja kush emërohet në vend të Arti Papajanit

TIRANË,15 maj 2026/Albania Express News News/Arti Papajani është shkarkuar...