Rusia nuk humbet kohë, nis sulmet ajrore në Kiev menjëherë pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor

RUSI,12 maj 2026/Albania Express News/Sulmet ajrore ruse nisën menjëherë në orët e para të mëngjesit në Kiev, pasi skadoi armëpushim tre-ditor, njoftoi kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit ukrainas, Timur Tkachenko.

“Dronë të armikut janë aktualisht mbi Kiev. Ju lutemi qëndroni në strehimore derisa të hiqet alarmi. Mund të ketë zhurmë”, tha Tkachenko, duke iu referuar një droni që u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Obolonskyi.
Ky është alarmi i parë i tillë në kryeqytetin ukrainas që nga 8 maji. Pasi armëpushimi tre-ditor, i shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, filloi të shtunën.

Të dy vendet kanë akuzuar njëri-tjetrin për një sërë shkeljesh të armëpushimit ndërsa ai ishte në fuqi.
Kievi ka akuzuar ushtrinë ruse për sulme me dronë në pjesën lindore të vendit, dhe Moska ka akuzuar ushtrinë ukrainase për sulme në rajonin e Belgorodit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...