40-vjetori i radios “Jehona e Shqipes” në Bruksel, Hoxha: Zë i identitetit shqiptar në zemër të Evropës

BRUKSEL, 11 maj 2026/Albania Express News/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Bruksel me rastin e 40-vjetorit të radios “Jehona e Shqipes”, të cilën e vlerësoi si një zë që ka mbajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe shpirtin shqiptar në zemër të Evropës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hoxha shprehu mirënjohje për themeluesin Sakip Skepi dhe bashkëpunëtorët e radios, të cilët, sipas tij, me pasion dhe përkushtim kanë bërë që gjuha shqipe të jehojë larg atdheut, duke forcuar lidhjet e komunitetit shqiptar në Belgjikë dhe më gjerë.

“Për 40 vite, ‘Jehona e Shqipes’ ka qenë më shumë se një radio: ka qenë urë bashkimi, vatër kujtese, zë identiteti dhe dritare komunikimi për mijëra bashkatdhetarë”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se diaspora shqiptare mbetet një faktor i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare në Evropë, duke e cilësuar atë si “atdheu jashtë atdheut”.

Sipas ministrit, diaspora është jo vetëm pjesë e historisë së Shqipërisë, por edhe një partnere aktive në rrugëtimin evropian të vendit.

“Kudo ku ruhet dhe zhvillohet shqipja, jeton edhe shqiptaria”, theksoi Hoxha në mesazhin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: Investimet e huaja nuk janë kërcënim, resortet e luksit “fabrika” që krijojnë lëvizje në ekonomi

TIRANË, 2 korrik 2026/Albania Express News/-/ Kryeministri Edi Rama...

Vokli Laroshi, portieri 24 vjeçar shqiptar që po kërkohet me insistim nga klubet e mëdha të Ballkanit dhe Azerbajxhanit

NGA FATMIR POPJA TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Portieri shqiptar...

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...