“Abissnet Superiore” hyn në fazën vendimtare, përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final 4”

TIRANË,10 maj 2026/Albania Express News/Pas përfundimit të fazës së rregullt të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe zyrtarizimit të katër skuadrave pjesëmarrëse në “Final 4”, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve për fazën “Final 4”, bazuar në renditjen përfundimtare të ekipeve në kampionat.

Në përputhje me rregulloren e garës, pikët e grumbulluara gjatë sezonit të rregullt do të përgjysmohen, duke u llogaritur me vlerën më të ulët. Në total, në fazën “Final 4” do të zhvillohen gjashtë ndeshje, që do të përcaktojnë ekipin kampion të sezonit.

Renditja përfundimtare e skuadrave në këtë fazë sipas rregullores do të jetë si më poshtë:

1. Vllaznia 31 pikë

2. Elbasani 31 pikë

3. Egnatia 28 pikë

4. Dinamo City 24 pikë

Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

El Niño tregon “dhëmbët”/ Alarm në Panama dhe El Salvador, thatësirë dhe më pak anije në Kanal

PANAMA , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Qeveria e Panamasë...

Tragjedi në Pakistan/ Zjarri përfshin repartin një maternitet, 14 foshnja humbin jetën

PAKISTAN , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një tragjedi e...