Artistë shqiptarë dhe amerikanë koncert në Tiranë, Gonxhja: Fuqia bashkuese e muzikës

TIRANË, 9 maj 2026 /Albania Express News/ Tirana mirëpriti mbrëmjen artistike “Battle of the Bands”, të organizuar në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, e cila bëri bashkë në skenë artistë shqiptarë dhe amerikanë në një atmosferë energjie dhe bashkëpunimi kulturor.

Në koncert performoi grupi “Flagship” i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, së bashku me Bandën e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe artistët Renis Gjoka dhe Gjergj Kaçinari.

Mbrëmja solli për publikun performanca të muzikës rock dhe moderne, të ndërthurura me interpretimet instrumentale të bandave ushtarake, duke krijuar një spektakël të veçantë në kryeqytet.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ndau momente nga koncerti në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një shembull të fuqisë bashkuese të muzikës dhe të shkëmbimeve kulturore mes vendeve mike.

Në aktivitet ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila ndoqi nga afër performancat artistike në kuadër të Javës Kulturore Amerikane.

“Battle of the Bands” ishte një prej aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Kulturore Amerikane, që përgjatë këtyre ditëve po sjell në Shqipëri evente artistike, kulturore dhe promovuese.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...