Mbyllet protesta e PD, Noka tërheq tubuesit demokratë drejt selisë blu, Berisha futet në zyrë

TIRANË ,8 maj 2026/Albania Express News /Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike pas rreth 90 minutash.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është futur brenda në selinë e PD-së i shoqëruar nga mbështetësit.
Tubimi nisi para Kryeministrisë në orën 20:00 dhe u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekzjarrësh nga demokratët, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Protesta më pas u zhvendos drejt Ministrisë së Brendshme, ku u shoqërua sërish me tensione.
Gjatë tubimit janë përplasur me efektivët e policisë edhe disa deputetë të PD-së, si Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se protesta ishte paqësore, por u pengua nga efektivët që i bllokuan rrugën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME