Vllaznia B shpallet kampione e Kategorisë së Tretë, mposht Albpetrolin në finale 4-2

TIRANË,8 maj 2026/Albania Express News/Vllaznia B është ekipi kampion i Kategorisë së Tretë. Në finalen e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, kuqeblutë triumfuan ndaj Albpetrolit me rezultatin 4-2.

Takimi u zhbllokua në minutën e 24-t nga Papaj, ndërsa Zekaj dhe Naza në minutat 57 dhe 60 e çuan avantazhin në 3-0 për Vllazninë B.

Albpetroli reagoi në minutën e 71-të me golin e Hyskës, por Vllaznia B riktheu epërsinë e thellë me golin e katërt të shënuar nga Halili. Në fund të ndeshjes, Albpetroli shënoi sërish me Gjonin, por pa arritur të ndryshojë fatin e takimit, i cili u mbyll 4-2 për Vllazninë B.

Të dy skuadrat nga sezoni i ri do të garojnë në Kategorinë e Dytë.

 

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Envi Hicka, i dorëzoi kupën dhe medaljet ekipit kampion Vllaznia B.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...