TIRANË ,7 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama u zotua sot për të çuar përpara Reformën në Drejtësi, pavarësisht kostove që ajo do të ketë.
Deklaratën ai e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Kongresit Botëror të Ligjit, i cili po zhvillon punimet e tij në Tiranë.
Kreu i qeverisë, shtoi megjithatë se qeveria e drejtuar prej tij nu do lejojë cënimin e asaj q është projektuar në kuadër të kësaj reforme.
“Unë jam besim plotë që ky proces do të shkojë përpara ashtu siç duhet me të gjitha dhimbjet dhe me të gjitha kostot e veta, ashtu sikundër jam më i vendosur se asnjëherë së bashku me shumicën qeverisëse që të mos lejojmë që të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të lëkundet ajo çka është ndërtuar, në aspektin e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie”, tha Rama.
Kreu i qeverisë vuri theksin te mbështetja e madhe që ka patur Reforma në Drejtësi te qytetarët, ku 90% e tyre ishin pro miratimit të saj.
“E kam fjalë për të gjithë partnerët tanë në këtë rrugë, mbështetja ka qenë me një rëndësi të dorës së parë. Me asocimin që bëmë asokohe për të matur pulsin e opinionit shqiptar, morëm dy të dhëna në dukje kontradiktore por në përmbajte tërësisht komplimentare, 90% e kusur të shqiptarëve mbështesin vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të bësh bashkë 90% e shqiptarëve për një çështje është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Tjetra është mbi përgjigjen, a besoni ju që në jetën tuaj në Shqipëri do të shikoni fundin e pandëshkueshmërisë dhe barazinë e njerëzve para ligjit. Shqiptarët e mbështesnin reformën në drejtësi sepse ishin të rraskapitur me një drejtësi të pabarabartë për ta”, deklaroi kreu i ekzekutivit.
“Për hir të vërtetës askush nuk mund t’i vërë faj të gjithë atyre që ishin mosbesues pasi nuk ishte vetëm e përditshmja tyre, që prej vitesh i provonte se drejtësia ishte një iluzionin, por ishte historia e shtetit shqiptar, që pushteti ishte në duart e më të fuqishmëve të politikës”.

