Himara Triathlon bashkon sportin dhe turizmin në Rivierën Shqiptare

HIMARË, 7 maj 2026 /Albania Express News/ – Qyteti bregdetar i Himarës do të mirëpresë më 10 maj aktivitetin sportiv “Himara Triathlon”, një event që do të bashkojë sportistë profesionistë dhe amatorë në tre disiplina: not, çiklizëm dhe vrap.

Aktiviteti do të nisë në plazhin e Potamit me garën e notit, për të vijuar më pas me itinerarin çiklistik Himarë–Qeparo–Himarë. Triathloni do të përmbyllet me garën e vrapit përgjatë shëtitores dhe unazës së qytetit të Himarës.

Ky event synon promovimin e sportit, jetesës aktive dhe turizmit sportiv, duke nxjerrë në pah njëkohësisht bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Rivierës Shqiptare.

Organizatorët shprehen se “Himara Triathlon” synon të kthehet në një traditë sportive që promovon jo vetëm garën dhe aktivitetin fizik, por edhe turizmin dhe destinacionet shqiptare përgjatë rivierës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident i rëndë pranë tunelit të Murrizit, dy viktima dhe pesë të plagosur

TIRANË , 14 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...