Skandal pas Flamurtari-Teuta/ Sulmohet arbitri Hamiti, detyrohet të dalë me furgon policie nga Vlora

VLORË,7 maj 2026/Albania Express News/Kategoria Superiore po kalon ditë plot tension e incidente në këto javë të fundit, kur gara është e egër, sidomos për mbijetesën.

Ditën e djeshme u caktua “kurbani” i parë, me Flamurtarin, që barazoi 1-1 me Teutën dhe dokumentoi rënien në Kategorinë e Parë.
Në fund të ndeshjes pati një incident të paprecedentë me arbitrin, që të kujtonte vitet ‘90 fillimet e viteve 2000. Gjyqtari i ndeshjes, Eldorjan Hamiti, bashkë me ndihmësit e tij është dashur të transportohet me furgon të policisë për të dalë nga stadiumi dhe nga qyteti i Vlorës.

Një video në rrjetet sociale tregon se disa tifozë e kanë pritur deri në momentin që ka dalë nga dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe e kanë sulmuar edhe me sende të forta.
Situata në lidhje me arbitrin lezhjan u ndez që para ndeshjes. Flamurtari publikoi një qëndrim në forma proteste për caktimin e tij në ndeshjen e djeshme.
Më pas, një penallti e pretenduar nga vlonjatët në fund acaroi gjithçka dhe bëri që të jemi dëshmitarë të këtyre skenave aspak të hijshme për futbollin shqiptar, që në vitet e fundit po aspiron të rritet dhe të kaloje kufijtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...

Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së...