Botohet libri “Arktektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i Prof. dr. Demush Bajramit

TIRANË,6 maj 2026/Albania Express News/Një botim i ri me titull: “Arktektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i Prof. dr. Demush Bajramit, dedikuar komunikimit politik në epokën digjitale është tashmë në qarkullim, duke synuar të ndihmojë lexuesit ta kuptojnë më mirë botën komplekse të informacionit dhe mediave të reja.
Libri eksploron transformimin e sferës publike, ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidat që burojnë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme (“fake news”), duke ofruar një kombinim të analizës teorike dhe reflektimit kritik. Në fokus është roli i qytetarit si aktor aktiv në ndërtimin e diskursit publik.
Recensuesit Prof. dr. Zamir Dika dhe Prof. dr. Bujar Hoxha, e cilësojnë librin si një kontribut të vlefshëm për studentët dhe profesionistët e fushës, ndërsa redaktori Dr.sc. Admir Qose, ka siguruar një strukturë të qartë dhe të qasshme për lexuesin. Botimi është realizuar nga Universiteti i Evropës Jugliundore.
Ky libër synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik dhe intelektual për këdo që kërkon të kuptojë dhe të navigojë në realitetin e ri komunikues të shekullit XXI.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Dujuan godet Japoninë/ Dy të vdekur, 275 fluturime të anuluara dhe 1.6 milionë banorë të evakuuar

JAPONI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Tajfuni Dujuan ka...

Sulm me armë pranë një shkolle në Turqi, plagosen disa nxënës

TURQI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një sulm i...