Reflektimi i gazetares së TCH ,Vali Qyrfyçi për kufijtë e njerëzores në media /“Kur dhimbja bëhet lajm dhe kufiri i padukshëm që media nuk duhet ta shkelë”

DURRËS,5 maj 20226/Albania Express News/Kur Një mëngjes i zakonshëm, një veprim i zakonshëm , kontrolli i celularit sapo hap sytë. Por për gazetaren e TCH ,Vali Qyrfyçi, ajo që pasoi nuk ishte aspak e zakonshme. Tre mesazhe të ardhura gjatë natës u kthyen në një pasqyrë të fortë të dilemës që po përjeton sot gazetaria shqiptare ,mes detyrës për të informuar dhe përgjegjësisë për të respektuar dhimbjen njerëzore.

Tre reagime, tre këndvështrime nga instinktivja tek profesionalja ,por të gjitha çojnë në të njëjtin nyje të fortë morale.Kur një prind në zi del përpara kamerës, a është kjo një zgjedhje e lirë, apo një pasojë e një presioni të heshtur që e ushqen vetë media?

Këtu nis dilema e vërtetë. Sepse lajmi, në raste të tilla, rrezikon të humbasë thelbin e tij. Nuk është më thjesht informim. Shndërrohet në garë. Një garë ku kush arrin i pari tek dhimbja, fiton vëmendjen. Por me çfarë kostoje?

Në një nga ditët më të rënda që mund të përjetojë një familje ,përcjellja për në banesën e fundit e një fëmije ,prania e kamerës dhe mikrofonit brenda shtëpisë ngre pyetje që nuk mund të anashkalohen. Kur një nënë, e përballur me humbjen më të madhe, rrëfen mes lotësh detaje tronditëse, publiku nuk informohet më ,tronditet. Dhe kjo tronditje shpesh nuk i shërben askujt.

Sepse argumenti i përdorur shpesh, “interesi publik”, në këto raste bie. Çfarë interesi publik përmbush transmetimi i dhimbjes në kohë reale? Çfarë vlere ka ekspozimi i një tragjedie intime, përtej kureshtjes dhe goditjes emocionale?

Reflektimi i gazetares nxjerr në pah një të vërtetë të thjeshtë, por të fortë: media nuk ka vetëm detyrën të tregojë, por edhe të vendosë kufij. Ekziston një vijë e hollë mes dëshmisë dhe ekspozimit, mes empatisë dhe shfrytëzimit emocional. Dhe kur kjo vijë kalohet, dhimbja rrezikon të kthehet në produkt.

Një element kyç në këtë debat është vetë gjendja e familjarëve. Në momentet e shokut dhe dhimbjes ekstreme, vendimmarrja nuk është gjithmonë e qartë. Pranimi për të folur nuk është domosdoshmërisht një “po” e vetëdijshme. Mund të jetë një reagim i nxitur nga emocioni, nga nevoja për të ndarë dhimbjen, apo edhe nga këmbëngulja e gazetarit.

Dhe pikërisht këtu, barra më e madhe e përgjegjësisë bie mbi redaksitë. Jo mbi gazetarin në terren, i cili shpesh është më pranë komunitetit dhe ndjen më fort kufijtë njerëzorë, por mbi vendimmarrjen editoriale që përcakton se çfarë transmetohet dhe çfarë jo.

Në momentin kur një media vendos të hyjë në një shtëpi në zi dhe të transmetojë dhimbjen “live”, krijohet një efekt zinxhir. Mediat e tjera përballen me një zgjedhje të vështirë: të ndjekin të njëjtën rrugë për të mos humbur audiencën, apo të qëndrojnë besnike ndaj etikës, duke rrezikuar të mbeten pas në garën e klikimeve.

Kjo është pika ku gazetaria rrezikon të rrëshqasë nga informimi në spektakël.

Dhe ndoshta pyetja më e rëndësishme që ngre ky reflektim nuk është “a mund ta bëjmë?”, sepse në realitet, gjithmonë dikush mundet. Pyetja e vërtetë është: “A duhet ta bëjmë?”

Sepse ka momente kur lajmi duhet të ndalet te dera. Kur heshtja flet më shumë se çdo intervistë. Kur respekti për dhimbjen matet jo me fjalët që thuhen në ekran, por me ato që zgjidhen të mos thuhen.

Ndoshta, siç sugjeron edhe vetë reflektimi, ekziston gjithmonë një moment i dytë për të treguar. Një moment kur dhimbja ka marrë frymë, kur fjala është më e kthjellët dhe rrëfimi më i drejtë.

Deri atëherë, zgjedhja për të mos transmetuar nuk është mungesë gazetarie. Është forma më e lartë e saj.

Prehuni në paqe, engjëj!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...