Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

TIRANË, 4 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 8 majit nuk do jetë një protestë politike, por do të jetë protestë për dinjitetin e shqiptarëve.

Nga foltorja e vendosur para selisë së Kryeministrisë, Berisha ftoi fillimisht mbështetësit e PD-së të mbajnë një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Durrës.

Në vijim, Berisha theksoi se “8 maji do jetë protestë për familjen, për vogëlushët tanë, për jetën, sigurinë dhe të ardhmen e tyre”.

“8 maji është data e protestës tonë të madhe. Është data e revoltës. Por, protesta e datës 8 maj do të jetë një protestë si asnjëherë më parë. Nuk do jetë një protestë e një apo disa partive. Protesta e 8 majit nuk do jetë protestë për një kauzë. 8 maji do të jetë kushtrimi i ndërgjegjes së shqiptarëve”, tha Berisha.

Berisha i bëri thirrje çdo shqiptari të bëhet pjesë e kësaj proteste.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...