Aksidenti tragjik në Durrës, shkolla “Demokracia” pezullon mësimin dhe merr pjesë në mort: Humbje e rëndë për gjithë komunitetin

DURRËS,4 maj 2026/Albania Express News/Mbetet ende e freskët dhimbja për humbjen e jetës së dy të miturve ditën e djeshme për shkak të një aksidenti, teksa një tjetër i mitur ndodhet në spital fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Paraditen e sotme, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar shkolla “Demokracia”, të cilën e frekuentonin tre të miturit.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy nxënësve të mitur, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë të padrejtë dhe të parakohshme.

Kjo është një humbje e rëndë jo vetëm për familjet e tyre, por për gjithë komunitetin, shkollën dhe këdo që pati fatin t’i njihte. Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve.
Fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen, por lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe. Kujtimi i tyre do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona! U prehshin në paqe”, shkruan shkolla “Demokracia”.
Shkolla nuk ka bërë mësim sot dhe të gjithë, mësues e nxënës i janë bashkuar ngushëllimeve të shumta. Edhe në rrobaqepësinë ku janë të punësuara nënat e fëmijëve të përfshirë në aksident është ndërprerë puna.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

BKH zbarkon në Tiranë dhe Durrës, kontrolle në disa banesa për dosjen Balluku

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjentët e Byrosë Kombëtare...

Kristjan Asllani nuk udhëton me Interin në Hong Kong, ja ku pritet të largohet

ITALI ,30 korrik 2026/Albania Express News/-E ardhmja e Kristjan...

Miratohet leja e parë në kuadër të “Paketës së Maleve”, familja Hasani nga Thethi investon kursimet në vendlindje

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ka marrë miratimin leja...