“Margaritarët e Fjalës”, një mbrëmje që feston kulturën në Elbasan

Në Teatrin “Skampa”, në praninë e personaliteteve të njohura dhe shumë të ftuarve, u organizua aktiviteti kulturor “Margaritarët e Fjalës”.

Mbrëmja u çel me prezantimin e ekspozitës së piktorit elbasanas Gazmend Xhaferri, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë artistik.

Programi vijoi me një kënd të dedikuar librit nga shtëpitë botuese “M&B” dhe “Jozef”, shfaqjen e një dokumentari mbi pasurinë e gjuhës shqipe, si dhe me ceremoninë e vlerësimit për figura që kanë kontribuar në lartësimin e fjalës shqipe.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe Kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, të cilët theksuan rëndësinë e promovimit të identitetit kombëtar përmes artit, historisë dhe letërsisë.

Në shenjë vlerësimi të veçantë, titulli “Nderi i Qarkut” iu akordua znj. Ilirjana Sulkuqi për kontributin e saj të çmuar në letërsinë shqipe dhe për përkushtimin në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare, brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht në diasporë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...