Premier League/ Manchester United fiton klasiken me Liverpool, përforcon vendin e tretë

ANGLI,3 maj 2026/Albania Express News/Manchester United mori maksimumin në klasiken e futbollit anglez me Liverpool. Në Old Trafford, skuadra e Djajve të Kuq iu imponua kampionëvë në fuqi të Anglisë me rezultatin 3-2 duke përforcuar vendin e tretë në klasifikim.

Ndeshja nisi vrullshëm dhe në mënyrë perfekte për Manchester United që e pa veten në avantazh të dyfishtë që në 14 minutat e para. Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Matheus Cunha që shënoi golin e parë të Djajve të Kuq që në minutën e 6. Tetë minuta më vonë skuadra e Michael Carrick i dha edhe goditjen e dytë Liverpoolit teksa shënoi me Benjamin Sesko duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe me këto shifra, skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Pjesa e dytë nisi me një gol të shënuar dhe ai që e gjeti atë ishte pikërisht Liverpooli që me Dominik Szoboszlai shkurtoi diferencën në 2-1. Një gol ky që mesa duket i dha krahë skuadrës së The Reds që në minutën e 56 barazoi shifrat në 2-2 me Cody Gakpo për të bërë këtë sfidë akoma më spektakolare. Në minutën e 77 Manchester United gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë radhë me Bruno Fernandes për të marrë avantazhin në 3-2. Pas këtij momenti, gjërat nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll 3-2 për Manchester United që shkon në 64 pikë, 6 më shumë se Liverpool që e ndjek në vendin e 4-t.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

EUROPË,16 maj 2026/Albania Express News/Pas suksesit të jashtëzakonshëm në...