Ministri Gonxhja: Himara po përjeton rritje të qëndrueshme turistike

HIMARË, 3 maj /Albania Express Mews/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në nismën “Next in Tourism”, së bashku me kryetarin e bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo dhe përfaqësues të sektorit të turizmit.

Në takim u ndanë ide e eksperienca mbi ecurinë dhe sfidat e industrisë së turizmit dhe për situatën rajonale e kontekstin shqiptar.

Aktiviteti përkoi me çeljen e sezonit turistik në Himarë, ku përgjatë tri ditëve janë mbledhur miq e dashamirës, si edhe shumë drejtues e protagonistë të fushave që lidhen drejtpërdrejt me turizmin, theksoi ministri.

Gonxhja nënvizoi se, ekipi i MTKS ndoqi me interes diskutimin e hapur me operatorë turistikë, sipërmarrës dhe përfaqësues institucionesh mbi modelet dhe perspektivën e re të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, me fokus të veçantë atë detar e mesdhetar, ku turizmi kulturor e sportiv, guidat dhe natyra luajnë një rol të rëndësishëm.

Gjatë këtij takimi, vijoi Gonxhja, u theksua se Himara po përjeton një rritje të qëndrueshme turistike, ku prioritet mbetet cilësia e shërbimit, ruajtja e mjedisit dhe forcimi i identitetit lokal.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Tavo theksoi se Himara po përjeton një rritje të qëndrueshme turistike. Në këto kushte, prioritet mbetet cilësia e shërbimit, ruajtja e mjedisit dhe forcimi i identitetit lokal. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit për të ndërtuar një turizëm më të përgjegjshëm dhe afatgjatë.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit për të ndërtuar një turizëm më të përgjegjshëm dhe afatgjatë.

Ministri theksoi se, “Next in Tourism” shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe krijimin e partneriteteve që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e turizmit në Himarë dhe më gjerë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga...

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...