Vogëlushi u përplas për vdekje nga shoferi i dehur, prindërit marrin lajmin e kobshëm në Itali, i ati ndodhej për kurim

DURRËS,3 maj 2036/Albania Express News/Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur teksa fëmijët po luanin në trotuar, kur një mjet tip “Benz ML”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi, ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur.
Për pasojë, dy të miturit kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për shkak të rrethanave familjare të njërit prej viktimave. Ai humbi jetën përballë dyqanit të familjarëve të tij, ku jetonte së bashku me motrën dhe të afërm të tjerë, ndërsa prindërit ndodhen në Itali për kurimin e babait nga kanceri. Mësohet gjithashtu se viktima tjetër dhe i plagosuri janë kushërinj.
Shoferi, Nikoll Radaçi njihej si person problematik në zonë, për të cilin fqinjët thonë se kryente manovra të rrezikshme me makinë dhe konsumonte alkool.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...