Fitore me “telekomandë” në Superiore, skuadrat e mbijetesës bëjnë “namin”, ashtu siç e parashikuan kompanitë e basteve

TIRANË,3 maj 2026/Albania Express News/Kampionati shqiptar prodhoi një nga javët më të parashikueshme të viteve të fundit. Dhe nuk fituan ekipet kryesuese, por fituan të gjitha skuadrat e fundit të tabelës përballë ekipeve pretendente.

Ashtu siç e kishin parashikuar kompanitë e basteve një ditë më parë, sipas fotos së koefiçientëve që Top Channel e ka vënë në dispozicion dhe që e paralajmëroi me një artikull para se të zhvilloheshin ndeshjet se diçka anormale po ndodh.
Kjo “diçka” zakonisht përkthehet në paracaktim rezultati, ose e thënë më thjesht, trukim rezultati. Nuk ka të bëjë fare me sportin, por me interesa financiare ose përfitime të tjera, ose edhe qoka, por që e shkatërrojnë garën.

 

Kuotimet e kompanive të basteve para ndeshjeve të kësaj jave të Superiores
Vora mundi Elbasanin kryesues 4-2, Bylis mund Vllazninë në Shkodër 2-0, Flamurtari fiton me Partizanin 4-1 në kryeqytet ndërsa Tirana mund Teutën jashtë 1-0.
“Fitoret” me telekomandë të skuadrave të fundit në renditje kishin disa javë që ndodhnin, por këtë herë morën guximin ta bëjnë të gjithë “spektaklin” në grup në të njëjtën orë, para gjithë shqiptarëve. Si dikur, kur estrada i kushtoi Shqipërisë një nga dënimet më të rënda nga UEFA.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...