IKMT nis prishjen e 10 ndërtimeve pa leje në Ksamil

KSAMIL, 29 maj 2026/Albania Express News/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit po ndërhyn në bashkinë e Sarandës, me synim prishjen e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e hapësirave publike.

Sipas IKMT-së, ditën e sotme ka filluar prishja e objekteve pa leje në njësinë administrative të Ksamilit ndërsa do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.

Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura betonarme, metalike ose druri.

Objektet janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit.
Për të gjitha rastet, IKMT, bën të ditur se ka ndjekur rrugën ligjore dhe masat përkatëse administrative.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...