Gjendet makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, brenda kishte dokumentet e tre autorëve

LEZHË , 29 prill 2026  /Albania Express News/ Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës njofton se vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 26 prill në fshatin Balldren, u vra burrë e grua teksa po udhëtonin me mjetin e tyre.

Policia bën të ditur se ka gjetur automjetin e dytë të përdorur nga autorët e vrasjes.

Policia bën të ditur se si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim. Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fortesa verdheblu / 13 ndeshje pa humbje, AF Elbasani i Gvozdenoviç shkruan histori në shtëpi

ELBASAN,29 prill 2026/Albania Express News/AF Elbasani po jeton një...

Nis nisma për referendum: Kërkohet shfuqizimi i ligjit për Investitorët Strategjikë dhe “Paketës së Maleve”

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Më 29 prill 2026, një...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen

PRISHTINË,29 prill 2026/Albania Express News/Kosova nuk e zgjidhi ngërçin....