Irena Gjoka kërcënohet sërish, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK pas indicieve për rrezik

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve, në të cilin bëjnë pjesë Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve, drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Erjon Bani dhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, kanë aprovuar masa shtesë mbrojtjeje për gjyqtaren Irena Gjoka, ku veç gardës me detyrë për të ruajtur gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, do të ketë edhe oficerë nga njësia e mbrojtjes së veçantë.

Të dhënat e kërcënimit të gjyqtares antikorrupsion dhe indiciet për rrezikimin e saj mbahen sekret nga autoritetet, ndonëse TCH kërkoi shpjegime nga anëtarët që janë të ngarkuar nga ligji për ruajtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjoka ka pasur edhe më herët mbrojtje, jo vetëm për shkak të detyrës që kishte si zv/kryetare e Gjykatës së Posaçme, por edhe si relatorë e çështjeve të forta dhe të njohura publikisht, një ndër to dosja Partizani.

Më herët, si gjyqtare e çështjes Partizani, në kulmin e akuzave ndaj saj, autoritetet vlerësuan se gjyqtarja ishte e rrezikuar dhe ndaj i vendosën truproja. Aktualisht, nga komisioni ka ruajtje të veçantë nga shteti gjyqtarja Gentian Muça, pasi në automjetin që e përdorte ajo dhe bashkëshorti i saj prokuror u vendos tritol gati pesë vjet më parë.
Si edhe ish-gjyqtari i Shkodrës Tonin Stërkaj, në banesën e të cilit hodhën tritol dhe autorët nuk janë gjetur ende. Ish-gjyqtari e ka larguar familjen dhe, ndërsa u shkarkua nga vettingu, komisioni i KLGJ ka vlerësuar se ai është i rrezikuar.
Shumica e të mbrojturve nga shteti janë prokurorë të SPAK, si edhe tre prokurorët e Elbasanit, njëri prej të cilëve për arsye sigurie u transferua në kryeqytet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis nisma për referendum: Kërkohet shfuqizimi i ligjit për Investitorët Strategjikë dhe “Paketës së Maleve”

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Më 29 prill 2026, një...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen

PRISHTINË,29 prill 2026/Albania Express News/Kosova nuk e zgjidhi ngërçin....

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje një person që lëvizte me biçikletë dhe përfundon në kanal

FIER,29 prill 2026/Albania Express News/Një aksident me pasojë vdekje...