Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/ Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata u nda sot nga jeta.

Lajmin e përcolli përmes një njoftimi në rrjetet sociale djali i tij, juristi Çlirim Gjata.

Rustem Gjata u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992. Gjata ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve.

Më pas, Partia Demokratike e propozoi për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, post që e mbajti nga 1992-1995, pasi mandati ishte vetëm 3-vjeçar. Gjata ishte kryetari i parë i Gjykatës Kushtetuese pas rënies së komunizmit. Mandatin e dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese e mbajti deri në vitin 1998 kur u shkarkua nga Kuvendi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasjet në PS/ Braçe: Qëndrojnë ato që thotë Spiropali. Edhe Rama e di që është ashtu!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e...

Dashnor Sula: Digjitalizimi i sistemit të inspektimit, hap vendimtar për efikasitet dhe transparencë

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/Qeveria ka ndërmarrë një...