Qindra nxënës të shkollave 9- vjeçare të Belshit në “Festën e Balonave” në Gradishtë

NGA FATMIR POPJA

BELSH ,28 prill 2026/Albania Express News/Prej mëse një dekade në bashkinë e Belshit vijon tradita e “Festës së Balonave” e cila synon që promovojë bukuritë e zonës së Dumresë si dhe të kontribuojë për tërheqjen e sa më shumë turistëve në të ardhmen. Edhe këtë Pranverë në Malin e Gradishtës ,Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar organizuan edicionin e rradhës të “Festës së Balonave ” .

Ky event u zhvillua paraditen e kësaj të marte duke e kthyer atë në një aktivitet masiv me pjesmarrjen e nxënësive  të 13 shkollave nga të gjitha Njësitë Administrative të bashkisë Belsh .”Festa e Balonave” edhe këtë vit u zhvillua në malin e Gradishtës , një ndër pikat më ta bukura turistike dhe nga më të lartat e zonës së Dumresë.

Pavarësisht terrenit disi malor ishin të shumtë nxënësit ,të cilët ngritën balonën më të bukur të shkollës së tyre duke shfrytëzuar edhe kohën ideale që mbizotëroi gjatë zhvillimit të festës këtë të martë . Dhjetëra nxënës ngritën në qiell balonën e shkollës së tyre gjatë kësaj feste e cila u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit e shumtë të cilët “Festën e Balonave” e kthyen në një ditë argëtimi special.

“Festa e Balonave” në Belsh është një traditë e shkollave të zonës së Dumresë që prej një dekade zhvillohet çdo vit gjatë Pranverës. Ato ishin përgjithësisht të thjeshta por organizatorët shpresojnë që në vitet e ardhshme ato të jenë edhe më të larmishme dhe “Festa e Balonave” të tërheqë edhe interesin e sa më shumë turistëve në zonën e Belshit e cila shquhet për liqenet e saj të shumtë karstikë.

Ndërkohë nën kryetari i bashkisë Marenglen Bali tha se pushteti lokal do të ofrojë mbështetjen e tij që të tilla evenimente me karakter sportivo argëtues të jenë më të shpeshta gjatë të ardhmes dhe në Belsh po bëhen të gjitha përpjekjet për tu zhvilluar ndoshta edhe “Festival Ndërkombëtar i Balonave” .

Gjatë përshëndetjes së rastit para të pranishmëve në Festën e Balonave , ai theksoi se Bashkia ka rikthyer prej një dekade “Festën e Balonave” në Belsh e cila do të zhvillohet çdo vit në Malin Gradishtēs . “Festa e Balonave “sipas Balit do të ketë vazhdimësi dhe tashmë u shpreh ai e themi me krenari që ajo është kthyer në një traditë fantastike që besoj se do të lërë gjurmë në kujtesën e atyre që po kalojnë fëmijërinë në këtë zonë kaq të bukur .

Pavarësisht vështirësive, tashmë edhe kjo zonë e qytetit parashikohet të ketë në një të ardhme të afërt infrastrukturën e nevojshme për t’u bërë sa më e vizitueshme në çdo kohë pasi Malit të Gradishtës po i rikthehet bimësia , ndërkohë që më parë ishte një tokë e djerrë dhe ky është një lajm i mrekullueshëm për Belshin. Gjithashtu gjatë këtij eventi , nën kryetari i bashkisë i falënderoi të gjithë ata që kontribuuan me pjesëmarrjen e tyre dhe që ndoqën aktivitetet e shumta që shoqëruan “Festën e Balonave -Belsh 2026”.

Ngritja e balonave ishte një garë mes nxënësve të shkollave të bashkisë Belsh dhe jo vetëm dhe aktivitete të kësaj natyre do të jenë të shumta me nxënësit e shkollave dhe ato nuk synohet që ti shërbejnë vetëm argëtimit dhe edukimit por edhe që të tërheqin sa më shumë turistë në zonën e Dumresë.

Pas Festës së Balonave organizatorët ndanë edhe çmime për tre më të mirët e garës së ngritjes së Balonave.

Me rastin e “Ditës së Balonave “ju dha çmim për punime me laps Shkollës 9 vjeçare Dragot dhe Grekan ndërsa për pikturë në telajo shkollës 9 vjeçare Fierzë dhe Belsh.Në mbyllje të aktivitetit ku morën pjesë 13 nga 15 shkollat e bashkisë Belsh u akorduan tri çmime për performancën e shkëlqyer që prezantuan nxënësit në ngritjen e balonës .Juria vlerësoi me çmimin e tretë shkollën Gjolenë , çmimi i dytë ju akordua shkollës Dëshiran dhe me çmimin e parë u vlerësua shkolla Dragot. Fotot by Kastriot Xhaferri

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestat e Metës dhe Veliajt, gjykata heq kafazin e qelqtë. Pranohet kërkesa e ish-ministrit

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Ilir Beqajt...

Elbasani mirëpret Festivalin e Hendbollit për të rinjtë nga tre qytete

Federata Shqiptare e Hendbollit, në kuadër të zhvillimit të...