Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Reagon policia: Përdorte letra false angleze

Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.

Operacioni u finalizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese të huaja, përmes operacionit të koduar “The Wanted”.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë. Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.

Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguajan, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.
Hetimet e SPAK, të nisura në vitin 2023, e lidhin Matën me një grup të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe disa vende të Europës. Ai dyshohet se ka koordinuar aktivitetin e këtij grupi në trafikun e rreth 240 kilogramëve kokainë, një ngarkesë e dokumentuar si e lëvizur më 29 shtator 2020.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”.
Hetimet zbuluan gjithashtu se dosja përfshin bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar me agjenci nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania, Brazili dhe Kolumbia, si dhe hetime për ngjarje të mëparshme kriminale të ndodhura në Shqipëri.
Autoritetet shqiptare dhe ato braziliane po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani mirëpret Festivalin e Hendbollit për të rinjtë nga tre qytete

Federata Shqiptare e Hendbollit, në kuadër të zhvillimit të...

Fitorja e inteligjencës taktike

Nga Erion Sqapi Kjo nuk ishte thjesht një fitore 3-1....