AF Elbasani për titull, “tigrat” mundin me tre gola Vllazninë në supersfidën e javës së 33-të dhe marrin kreun e Superiores

AF Elbasani ka marrë një fitore tepër të rëndësishme në supersfidën e javës së 33-të të Superiores përballë Vllaznisë me rezultatin 3-1.

Takimi i luajtur në “Elbasan Arena” buzëqeshi për tigrat verdheblu, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 22’ me Blaise. Shkodranët u munduan të kthenin baraspeshën, por në të 39’, Lajthia dyfishoi shifrat.

Ekipi i Edi Martinit rihapi sfidën në minutën e 73’ me Qaton, por shpresa zgjati vetëm katër minuta, pasi Lajthia shënoi golin e tretë për verdheblutë dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, AF Elbasani parakalon në renditje Vllazninë, duke u ngjitur në kuotën e 62 pikëve, dy më shumë se kuqeblutë.

REZULTATI:

AF ELBASANI 3-1 VLLAZNIA

Blaise 22’, Lajthia 39’, 77’ / Qato 73’

RENDITJA:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani mirëpret Festivalin e Hendbollit për të rinjtë nga tre qytete

Federata Shqiptare e Hendbollit, në kuadër të zhvillimit të...

Fitorja e inteligjencës taktike

Nga Erion Sqapi Kjo nuk ishte thjesht një fitore 3-1....