Ish presidenti Ilir Meta shfaqet për herë të parë nga kafazi i xhamtë pas 18 muajsh në qeli. Kryemadhi kërkon Ramën dëshmitar. Gjyqi shtyhet për në 11 maj

Është shtyrë gjykimi në themel për ish-presidentin Ilir Meta. Procesi ka zgjatur më pak seç pritej, sepse , gjyqi është shtyrë për datën 11 maj, ora 12:00 e mesditës.

Avokatja e Fatime Kryemadhit, e ëma e Monika Kryemadhit, ka kërkuar ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Sot ishte hera e parë që një gjyq i Metës transmetohej direkt në media sociale apo në televizion, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej më shumë se një viti i izoluar në “Burgun 313”.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës dha një deklaratë për mediat, ku tha se ish-presidenti meriton gjyq publik, teksa përmendi rastin e Fatos Nanos.
Zhvillimet:
Ora: 12:27
Prej 18 muajsh në paraburgim, shikoni si ka ndryshuar ish-Presidenti Ilir Meta
Ish-presidenti Ilir Meta, pre 18 muajsh mbahet në paraburgim, ndërsa gjyqi ndaj tij vijon. Këtë të hënë, për herë të parë gjyqi në themel në GJKKO u transmetua një pjesë online, ku shihej Meta në kafazin e xhamit, e pranë tij ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe avokati i tij Kujtim Cakrani.
Ora: 11:13
Meta shfaqet në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit: Nga sot deri në momentin e fundit…
Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta. Anila Hoxha raporton për Top Channel, se Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.
Ora: 11:01
Gjyqi në themel për ish-presidentin Meta, deputetët e PL dhe PD mbërrijnë në GJKKO për të ndjekur seancën
Sot do të mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerët. Seanca nisi në orën 11:00. Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme, për të ndjekur seancën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...