Thjeshtohen procedurat e check-in për bagazhet në Aeroportin e Tiranës

TIRANË, 27 prill 2026 /Albania Express News/ Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, aeroporti bën të ditur se tashmë procesi kryhet në disa hapa të thjeshtë dhe të shpejtë, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke rritur efikasitetin në terminal.

Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të ndjekin këto hapa: peshimin e bagazhit, skanimin e kartës së imbarkimit, printimin e etiketës dhe më pas dorëzimin e bagazhit në sportelin përkatës të check-in.

Sipas autoriteteve të aeroportit, këto lehtësira synojnë të përmirësojnë shërbimin ndaj pasagjerëve dhe të përshtaten me fluksin në rritje të udhëtimeve ajrore, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...