Rama: “Jarna” në Tiranë, kënd i bukur që promovon shijen dhe traditën

TIRANË, 26 prill 2026 /Albania Express News/ Rritja e vizitorëve në Tiranë dhe kërkesa gjithnjë e më e madhe për eksperienca autentike kulinare, po nxisin hapjen e hapësirave të reja që promovojnë produktet vendase.

Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga restorant “Jarna”, në kryeqytet, i cili ofron një kuzhinë dhe ambient tradicional.

““Jarna” në Tiranë. Një kënd i bukur që promovon shijen, traditën dhe punën e prodhuesve tanë”, shkruan Rama.

Tirana është një nga qytetet më të gjalla të Evropës Juglindore që është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Evropa, por edhe më gjerë.

Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe ai i aventurës.

Disa prej pikave atraktive, që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina, janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art” 1 dhe 2, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, etj. Grupet e turistëve i gjen kryesisht te sheshi “Skënderbej”, te Kalaja e Tiranës dhe te Pazari i Ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjyqi i themelit/ “Shqipëria e shqiptarëve”, ish-presidenti Meta shfaqet në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit

TIRANË,27 prill 2026/Albania Express News/Këtë të hënë mbahet seanca...

Thjeshtohen procedurat e check-in për bagazhet në Aeroportin e Tiranës

TIRANË, 27 prill 2026 /Albania Express News/ Në Aeroportin...

Avokati i Popullit: Zhbllokohen pagat e prapambetura për policët e burgjeve

TIRANË, 27 prill 2026/Albania Express News/ Avokati i Popullit...