“Kishte urrejtje në zemër”/ Trump zbulon motivin e agresorit që hapi zjarr në darkën e tij me gazetarët: Arsye fetare, ishte antikristian

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se personi i dyshuar i armatosur i cili hapi zjarr në darkën e tij me gazetarët, mund të ketë vepruar i nxitur nga “urrejtje në zemër”.

I pyetur për motivin, Trump u shpreh se ngjarja mund të ketë pasur një prapavijë fetare, duke e cilësuar atë si “fortësisht antikristiane”.
Ai shtoi se i dyshuari duket se ka pasur probleme të mëdha personale.

Megjithatë, autoritetet kanë bërë të ditur më herët se motivi i sulmit mbetet ende i paqartë dhe nën hetim.
Trump komentoi gjithashtu mbi rreziqet e detyrës së presidentit, duke thënë se figura të rëndësishme janë më të ekspozuara ndaj kërcënimeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Qeveria i mbyll rubinetin sportit, refuzohen fondet shtesë për federatat dhe aktivitetet ndërkombëtare”

Nga Gerti Çarçani TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Nuk ka...

Kryebashkiaku Rrok Dodaj: “Xhauri Resort & SPA është më shumë se një investim, është një besim te e ardhmja e Pukës”

NGA FATMIR POPJA PUKË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Puka nis...

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami në jugperëndim të vendit

JAPONI ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një tërmet i fuqishëm...

Horror në Fancë, pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...