Berisha: Është koha vendimtare e misionit tonë, të qëndrojmë të pamposhtur

TIRANË, 25 prill 2026/Albania Express News/ Kryetari i PD-së, Sali Berisha zhvilloi sot pasdite një takim me kryetarët e degëve të Tiranës nga ku deklaroi se “në situatë të jashtëzakonshme, ne duhet t’i përgjigjemi me një gatishmëri dhe masa të jashtëzakonshme”.

“Vendi ndodhet në një situatë të paprecedent më parë. Edi Rama hoqi çdo maskë për të mbrojtur lëkurën e tij para shqiptarëve dhe mbarë botës. Në një akt antikushtetues, ai bllokoi në mënyrë brutale veprimin e sistemit të drejtësisë”, tha Berisha lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.

Sipas tij, Rama “përdori 83 mandatet e tij të krimit për t’i vënë çelësat asaj dege të pushtetit pa të cilin ndarje pushtetesh nuk ka”.

Më tej kreu i PD-së tha se “një ligj vendimtar në çdo vend për luftën kundër korrupsionit, në Shqipëri është zero. Dhe ky është ligji i konfliktit të interesit. Ky ligj nuk ekziston as për Edi Ramën, as për ministrat, as për deputetët e tij. Përkundrazi, përdorimi i pushtetit për vjedhjen e pasurive dhe fondeve dhe ndarja e këtyre pasurive dhe fondeve me anëtarët e familjes së tyre është ligji që zbatojnë ata”.

“Duhet thënë se në këto kohëra të paprecedentë në të cilat kalon Shqipëria, demokratët dhe demokratët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë me protestat e tyre, me kryengritjet e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe luajtën një rol shumë të madh”, u shpreh ai.

Berisha tha se “me kryengritjen tonë paqësore kemi faktuar se shqiptarët nuk pajtohen me bllokimin e shtetit ligjor dhe nuk janë një komb pengmarrës”.

“Sot në Peshkopi u kërkonte socialistëve të na mbroni nga sulmet. Në mënyrë që të vjedhim të qetë. Demokratët janë në një presion të jashtëzakonshëm, por duhet të jenë më krenarë se kurrë, sepse në kushtet të një terrori të vërtetë psikologjik, mediatik dhe policesk, ata ju faktuan shqiptarëve dhe botës që janë opozita e vërtetë e këtij vendi”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD tha se “është një kohë e misionit tonë nga më vendimtaret në të cilën ne duhet të qëndrojmë më fuqishëm se kurrë. Por ne duhet të qëndrojmë dhe do qëndrojmë të pamposhtur. Kurrë ndonjëherë nuk është dëgjuar më shumë zëri ynë. Sot realisht jemi shpresa e vetme”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rekord i Manchester City, në finalen e FA Cup për të katërtin vit radhazi

Manchester City është skuadra e parë finaliste e Kupës...

Korridori VIII prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin! Gabimi i madh me bypass-in e Elbasanit

ELBASAN ,25 prill 2026/Albania Express News/Ekspertët e infrastrukturës rrugore...

Premier League/ Arsenal rigjen suksesin, kthen diferencën prej 3 pikësh me Manchester City

Arsenal kthehet te fitorja në Premier League angleze. Topcinjtë...