TIRANË,25 prill 2026/Albania Express News/Tirana ka triumfuar në derbin e kryeqytetit përballë Partizanit me rezultatin 2-1.
Takimi i luajtur në “Arenën Kombëtare” premtoi spektakël që në nisje, me shumë raste nga të dyja ekipet.
Të parët që kaluan në avantazh ishin “Demat”, të cilët realizuan me Human në minutën e 22’.
Pjesa e dytë foli për bardheblutë, të cilët tentuan disa herë dhe barazimin e gjetën me Kresic në të 66’.
Ai që realizoi përmbysjen e madhe ishte Alvarez, i cili në minutën e 84’ realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve, duke u larguar nga zona e rrezikut.
Nga ana tjetër, Partizani qëndron në kuotën e 45 pikëve dhe ndodhet momentalisht jashtë zonës së “Final 4”.
REZULTATI:
TIRANA 2-1 PARTIZANI
Kresic 66′, Alvarez 84′ / Human 22′
NGJARJET KRYESORE:
90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Tiranës 2-1!
84′ GOOOL TIRANA 2-1/ Alvarez realizon një gol spektakolar nga goditja e dënimit duke përmbysur kështu derbin.
80’ Rafael ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Dumbia.
75’ Kobiljar ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Prekës.
71’ Keko dhe Shabani hyjnë në fushë në vend të Kontreras dhe Isgandarli në radhët e Partizanit.
66′ GOOOL TIRANA 1-1/ Pas një krosimi në zonë, Kresic godet me kokë dhe mposht më në fund Qirkon, duke rikthyer baraspeshën.
54’ Tjetër gabim i Sembene në prapavijë, Mysloviç gjuan fluturimthi dhe detyron Qirkon të bëjë një grushtim për të shmangur golin.
53’ Pas një goditje këndi, Tabeku gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
35’ Gafë e rëndë e Sembene i cili nuk mbyll mirë dhe detyron Qirkon të largojë keq topin. Ai shkon te Myslovic i cili provon të shënojë nga gjysmëfusha, por nuk gjen portën e të kuqve.
22’ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Aksion i rrëmbyeshëm i të kuqve në të djathtën me Sidibe, pasimi i tij në qendër shkon te Human i cili mposht Bekajn.
19’ Qaka ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Kobiljar.
18’ Momente paniku në zonën bardheblu pasi në zhvillimin e këndores, të kuqtë tentojnë me disa harkime radhazi në qendër, pa ia dalë të gjejnë hapësirën të gjuajnë drejt portës.
7’ Sembene tenton me një top të gjatë të gjejë Isgandarli, sulmuesi gjithashtu sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
5’ Përplasje mes Sidibe dhe Ndong pas faulleve të mbrojtësit të bardhebluve, gjyqtari Lata e zgjidh me këshillim.
1′ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Halili, Kreshiç, Rafael, Mysloviç, Kobiljar, Haxhiu, Xhixha, Tabeku.
Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Atanaskoski, Murataj, Qaka, Dumbia, Hjumën, Isgandarli, Sidibe, Kontreras.
Trajner: Oltijon Kërnaja

