Londra bllokon ekstradimin për vrasjen e Ardian Nikulajt, Gjykata e Lartë shpall të pavlefshëm urdhrat ndaj pesë të kërkuarv

Gjykata e Lartë në Londër bllokoi për momentin ekstradimin nga Anglia të pesë të kërkuarve të drejtësisë shqiptare nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt në Prill 2023, në Shëngjin.

Ky është vendimi gjykatësit Justice Swift ku pranon kërkesën për mos tu ekstraduar në Shqipëri të Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson, Steven Hunt dhe Edmond Haxhisë, i cili sipas Prokurorisë së Lezhës ishte organizatori i vrasjes.
Sipas vendimit dhënë paraditen e kësaj të premteve, gjykatësi Justice Swift ka pranuar argumentin e mbrojtjes se ish-sekretarja e shtetit për Punët e Brendshme, Yvette Cooper, nënshkroi një urdhër ekstradimi me akuzat e vjetra për vrasje për gjakmarrje, e cila u ndryshua në vrasje në bashkëpunim me paramendim.

Në të tilla argumente që kishte, gjykatësi i shpalli urdhër-arrestet të kthyera në urdhra ekstradimi si të pavlefshme.

Një tjetër argument i pranuar nga gjykata lidhet me garancitë e dhëna prej prokurorëve të Lezhës se pestë të kërkuarit nuk do të akuzohen për gjakmarrje.
Kjo garanci thuhet në vendim nuk ka më forcë vepruese pasi të dy prokurorët që e kanë lëshuar nuk janë më pjesë e drejtësisë shqiptare pasi u larguan prej vetting-ut.

Gazetari  pyeti prokurorinë britanike e cila në këtë rast përfaqëson interesat e shtetit shqiptarë se çfarë ndodh pas këtij veprimi.
Një zëdhënës tha se “në emër të Republikës së Shqipërisë, është dhënë njoftim për synimin për të kërkuar leje për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Supreme sipas nenit 114 të Aktit të Ekstradimit 2003”.
I njëjti zëdhënës konfirmoi se Haxhia, Mithan, Simpson dhe Hunt do të vijojnë të mbahen më paraburgim ndërsa Bridgeman e lirë me kusht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Haxhi 2027, Shqipëria firmos marrëveshjen me Arabinë Saudite, synohen shërbime më cilësore për besimtarët shqiptarë

Xhide, ,Arabi Saudite ,13 nëntor 2026/Albania Express News/-Komuniteti Mysliman...

Elbasani zhvillon Kampionatin U13 të Hendbollit, gara për titullin kampion kulmon në finale

Në kuadër të zhvillimit dhe promovimit të sportit të...

Berisha: Prioriteti ynë për reformën zgjedhore, krijimi i një fronti opozitar

TIRANË , 13 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike mblodhi...