FSHF gjobit AF Elbasanin dhe Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve

TIRANË, 24 prill 2026 /Albania Express News/ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar AF Elbasanin dhe Vllazninë për shkelje të rregullave disiplinore gjatë ndeshjeve.

Sipas vendimit, “AF Elbasani” është dënuar me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Ndërkohë, edhe “KF Vllaznia” është gjobitur me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, përfshirë hedhjen e sendeve në fushë dhe përdorimin e koreve fyese ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Po ashtu, “KF Vllaznia” është paralajmëruar për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistat pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit. Komisioni thekson se në rast përsëritjeje, klubi do të përballet me masa të tjera disiplinore.

Sipas rregullores, ndaj këtij vendimi lejohet ankim brenda 3 ditëve në Komisionin e Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...