Mbi 1000 turistë austriake gjatë prillit në “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

KRUJË, 24 prill 2026 /Albania Express News/ Turistët e huaj e kanë kthyer Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë në ndalesë të pashmangshme gjatë turit në Shqipëri.

Grupe të mëdha turistësh nga Italia, Gjermania, Franca, Spanja dhe më gjerë, kanë vizituar nga afër një nga pikat historike të Krujës, siç është muzeu “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot se “mbi 1000 turistë austriakë kanë vizituar vetëm këtë muaj Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë”

Në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.

Në muze numërohen disa pavijone si, pavijoni i Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme, pavijoni i Principatave Shqiptare, i Pushtimit Osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavijoni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kancelaria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinakotekës dhe së fundi pavijoni i trashëgimisë dhe i jehonës.

Në këto pavijone janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronzi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kambana e vitit 1462, shpata origjinale të shekullit XV, etj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kroçera “Monet” çel sezonin turistik veror në Vlorë

TIRANË, 24 prill 2026/Albania Express News/ Në radën e...

Jetten bisedë telefonike me Ramën: Shqipëria, partner strategjik kyç në rajon për Holandën dhe BE-në

TIRANË, 24 prill 2026/Albania Express News/ Kryeministri i Holandës,...