TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/ Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjet në rendin e ditës, vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë braktisën punimet e seancës.
Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”.
Me 76 vota pro u miratua edhe projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.
Kuvendi miratoi me 77 vota pro edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji””.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor””.
Në seancën e sotme u miratua me 77 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

