Kupa e Shqipërisë/ KF Egnatia siguron finalen e madhe, AF Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Një betejë e vërtetë 120-minutëshe në “Elbasan Arena” ka përcaktuar finalistin e parë të Kupës së Shqipërisë, ku Egnatia ka mposhtur AF Elbasanin pas gjuajtjes së penalltive në një sfidë plot ankth dhe emocione.

Pasi ndeshja e parë në Rrogozhinë ishte mbyllur në barazim 1-1, edhe takimi i kthimit prodhoi të njëjtat shifra brenda kohës së rregullt, duke detyruar skuadrat t’i drejtoheshin shtesës prej 30 minutash. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja kampeve, lodhja bëri të veten dhe rezultati mbeti i pandryshuar, duke çuar fatin e kualifikimit te “lotaria” e pikës së bardhë. Nga 11 metrat, për Elbasanin gabuan Kasa dhe Lleshi, ndërsa për rrogozhinasit u treguan të saktë Albanese Jaime dhe Xhemajli. Edhe pse Kryeziu goditi shtyllën duke rritur tensionin në shkallët e stadiumit, ishte Abdurrahman Fangaj ai që shënoi penalltinë vendimtare që vulosi kalimin e Egnatias në aktin final të këtij kompeticioni. Ky kualifikim i jep mundësinë rrogozhinasve të tentojnë trofeun e tyre të tretë në histori, pasi e kanë fituar Kupën e Shqipërisë më parë në vitet 2023 dhe 2024. Finalja e madhe e këtij edicioni do të luhet më 13 maj 2026, ku Egnatia do të përballet me fituesin e çiftit Vllazninë e Shkodrës-Dinamo City-n, ndeshje e cila zhvillohet ditën e enjte.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

TTW: Bum turistik në Shqipëri: Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/- Shqipëria po shfaqet...

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga...

Skema të reja për fermerët, Andis Salla: Do t’i mbështesim me buxhete

TIRANË, 22 prill 2026/Albania Express News/Ministri i Bujqësisë dhe...