“Mos ndaloni më automjetet në akset rrugore nacionale pa shkak”, Hita porosi Policisë Rrugore: Përdorni teknologjinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takime me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas me Departamentin e Sigurisë Publike, zëvendësdrejtorët për Rendin në qarqe dhe shefat e Sektorëve të Qarkullimit Rrugor.

Gjatë takimeve, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi vëmendje të veçantë dhe angazhim nga të gjithë drejtuesit dhe efektivët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren.
“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”.

Gjithashtu, kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi reagimin qytetar pas telegramit të dërguar strukturave të Policisë Rrugore, duke e cilësuar atë si një mesazh të drejtpërdrejtë për të ndryshuar mënyrën dhe metodat e kontrollit.

Sezoni turistik, siguria rrugore pranë shkollave, por edhe siguria në shkolla, ishin pika të tjera për të cilat Drejtor Hita dha porosi për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim e koordinim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Rendit duhet të jenë model në sjellje, reagim dhe veprim, duke ofruar një shërbim sa më të kulturuar për qytetarët dhe me integritet maksimal.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...