Kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku në Senatin italian /Shqipëria po përkeqësohet në lirinë e medias

ROMË, 22 prill 2026 /Albania Express News/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku, gjatë vizitës në Itali zhvilluan edhe një takim me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Radiotelevizive, senatoren Barbara Floridia dhe me Kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut, Senatoren, Stefania Pucciarelli.

Bardhi bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se, “në fokus të diskutimit ishte liria e medias, sfidat që ajo përballet sot dhe rëndësia e garantimit të pavarësisë së saj nga çdo ndikim politik apo ekonomik”.

“Media e lirë dhe profesionale është një nga shtyllat kryesore të demokracisë, ndërsa transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale janë thelbësore për të forcuar besimin e qytetarëve”, theksoi Bardhi.

Bardhi shtoi se, “fatkeqësisht të gjitha raportet ndërkombëtare po e ekspozojnë Shqipërinë si vend në përkeqësim sa i përket lirisë se mediave dhe respektimit të drejtave të njeriut”.

“Të dy këto çështje janë thelbësore për mbylljen e kapitujve dhe avancimin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, përfundoi Bardhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...