BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime jashtëzakonisht konstruktive me “qeverinë e re”

BE-ja i vlerëson si “jashtëzakonisht konstruktive” bisedimet me atë që pritet të jetë qeveria e re hungareze.

Komisioni Europian bëri një përditësim të shkurtër të situatës pas kontakteve këtë hungareze me ekzekutivin e ardhshëm hungarez, dhe një zëdhënës i tij Olof Gill, foli për “tone shumë pozitive”.
Kjo ishte “një pikënisje shumë e dobishme për punën që duhet bërë, sidomos sa i alokimit të fondeve të ngrira, lëvizje kjo që është në dobi të popullit hungarez”, ishte komenti i tij. Kur u pyet lidhur me qëndrimin e qeverisë së re të Hungarisë në raport me Ukrainën, Gill refuzoi të japë më shumë detaje, por përcolli një sugjerim të qartë duke thënë: “Çështja këtu është që ne po diskutojmë me këtë qeveri me qëllimin të avancohet në një seri çështjesh të cilat kanë qenë të bllokuar prej një kohe të gjatë”.

Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme, Péter Magyar, lider i partisë Tisza i cili arriti të përmbyste Viktor Orbanin pas 16 vitesh në pushtet, ka shfaqur një qëndrim pro-europian dhe konstruktiv duke i bërë të qarta synimet e tij për riparimin e marrëdhënieve me Brukselin dhe forcimin e sundimit të ligjit. Magyar premton veprime në përputhje me vlerat demokratike perëndimore dhe kërkon fundin e përplasjeve me institucionet e BE-së, megjithëse synon nga ana tjetër të ruajë qëndrime të pavarura në politikën e jashtme mbi çështje si anëtarësimi i shpejtë i Ukrainës në BE.
Në tërësi, sipas analistëve, Magyar ka premtuar të largohet nga narrativa e Orbán-it se “Brukseli është i keq”, duke u fokusuar te dialogu dhe gjetja e kompromisit, dhe jo te konflikti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...