Ura e Kukësit mbi Drin, Edi Rama ndan pamjet

KUKËS , 19 prill 2026 /Albania Express News/ Ura e Kukësit mbi lumin Drin, një nga veprat e mëdha transformuese urbane, i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo urë, e cila bashkon brigjet e Drinit në Rrugën e Kombit.

Ura e Madhe e Kukësit mbi lumin Drin ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash dhe lartësi 56 metra.

Ura sjell edhe një arkitekturë të veçantë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët.

E projektuar nga një prej arkitektëve më të njohur italianë Giorgio Rizzo, kjo urë i jep zgjidhje një nyjeje të vjetër lidhëse të dy anëve të liqenit me rrugën kombëtare, duke zëvendësuar urën e vjetër ekzistuese dhe lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në atë zonë.

Ura ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen në bazamentin e harkut të urës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...