Pastrimi i kanalit të Ferrasit rrit eficiencën e vaditjes në Elbasan

Bashkia e Elbasanit vijon ndërhyrjet në infrastrukturën vaditëse, duke ndërmarrë këtë herë një pastrim të plotë të kanalit të Ferrasit, një prej kanaleve kryesore që shërben për bujqësinë në zonë.
Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër punimet që po zhvillohen në terren.

Deputetja Kushi theksoi se ndërhyrja ishte një domosdoshmëri, bazuar edhe në shqetësimet e vetë banorëve.
“Gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë në komunikim me banorët dhe më kanë treguar që kanali jo vetëm që nuk ishte 100% funksional, por në disa raste situata bëhej problematike, duke rrezikuar tokat dhe duke mos garantuar shpërndarje të barabartë të ujit në të gjitha parcelat. Tashmë kjo zgjidhje afatgjatë e bën kanalin funksional dhe u vjen në ndihmë banorëve për më shumë prodhime bujqësore dhe përmirësimin e jetës së tyre,” u shpreh ajo.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Llatja nënvizoi rëndësinë e këtij kanali për zonën.
“Kanali i Ferrasit është kanali i dytë që administrohet nga Bashkia e Elbasanit dhe përfshin dy njësi administrative, Shirgjan dhe Gjergjan. Janë rreth 600 hektarë tokë që përfitojnë nga ky kanal. Ndërsa kemi kryer pastrim të përvitshëm, këtë herë kemi ndërmarrë një aksion total, duke punuar në tre sektorë paralelisht, pasi bëhet fjalë për një kanal me gjatësi 9 kilometra,” u shpreh Llatja.
Ai shtoi se ndërhyrja synon të garantojë shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë fermerët dhe të rrisë eficiencën e sistemit vaditës në prag të sezonit bujqësor.

“Po marrim masa herët për sezonin e vaditjes dhe po punojmë paralelisht edhe në kanale të tjera, për të pasur sa më shumë eficiencë. Bujqësia është baza e ekonomisë rurale dhe zhvillimi i saj lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese,” theksoi ai.
Banorët e zonës e kanë vlerësuar ndërhyrjen, duke theksuar se pastrimi i kanalit do të sjellë më shumë ujë për vaditje dhe do të ndikojë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME